Xhaketat janë të preferuarat e kancelares gjermane, Angela Merkel. Variojnë nga ngjyra e gjelbër deri tek e zeza, në të gjitha tonalitetet. Kritikët e kanë cilësuar si gruaja e mijëra xhaketave, por e të njejtit stil.

Për vizitën në Athinë ajo zgjodhi një të gjelbër, ngjyrë qetësuese. Por për mediat greke kishte gabuar: Si mundet të shkonte në Athinë me të njëjtën xhaketë të cilën e kishte veshur në stadiumin e Danzicas në Poloni, ndërsa ndiqte ndeshjen çerekfinale, mes Gjermanisë dhe Greqisë?

Ajo ndeshje, aq e shumëpritur përfundoi 4 me 2 me fitoren e djemve të Lëv. Pikërisht për këtë arsye mediat e cilësuan një provokim; në vizitën e parë zyrtare në Greqi pas nisjes së krizës ajo zgjodhi pikërisht atë xhaketë.

Në shumë raste ka rezultuar të ishte fatsjellëse për të. Merkel e zgjodhi për takimin me Mario Montin në Itali, në takimin katërpalesh, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë; në darkën me kombëtaren e futbollit përpara nisjes së europianit të futbollit, në Shtetet e Bashkuara për takimin e G8-ës, në Shtëpinë e Bardhë, kur bisedoi me Barak Obamën, në Pekin me presidentin Hu Xhintao. Por deri tani askush nuk di të thotë cfarë fshihet pas zgjedhjes së saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA