Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, deklaroi gjatë takimit në Romë me homologun e tij italian, Giorgio Napolitano, se nuk njeh genocidin e ndodhur në Srbrenicë.

Provat e palëkundshme tregojnë se 7-8 mijë boshnjakë muslimanë u ekzekutuan nga trupat paraushtarake serbe në afërsi të Srbrenicës gjatë Luftës Boshnjake për Pavarësi nga Jugosllavia (1992-95), por Nikoliç ruan një këndvështrim tjetër.

“Asnjë genocid nuk ndodhi në Srbrenicë. Kjo ka të bëjë me përgjegjësinë individuale të disa shtetasve. Parlamenti i Serbisë ka dënuar këtë krim, por pa e cilësuar si genocid. Asnjë serb nuk njeh që të ketë ndodhur genocide në Srbrenicë dhe unë nuk jam i ndryshëm në këtë pikë”, deklaroi Presidenti.

I pyetur për të ashtuquajtur “xhelatë” të Bosnjes, drejtuesit e trupave famëkeqe paraushtarake, Radovan Karadziç dhe Ratko Mlladiç, në gjykim në Hagë për krime të supozuara kundër njerëzimit, kryetari i shtetit serb theksoi se “ata janë të pafajshëm deri kur të provohet e kundërta”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA