Nigeri, ushtria vret 30 persona
09/10/2012 04:41
Trupat ushtarake nigeriane kanë hapur zjarr dhe kanë djegur ndërtesat në qytetin veri-lindor të Maidugurit, duke vrarë 30 civilë.
Të shtënat erdhën pasi një shpërthim bombe që kishte shënjestruar ushtrinë plagosi dy ushtarë.
Maiduguri ka qenë nën rrethim nga grupi militant islamist Boko Haram, i cili kërkon ligjin e Sheriatit në Nigeri.
Të dielën, ushtria tha se vrau 30 anëtarë të Boko Haram-it në Damaturu.
Dëshmitarë në Maiduguri, pohuan se ushtarët filluan të hapnin zjarr pa dallim mbi banorët dhe i vunë zjarrin shtëpive dhe bizneseve.
Një gazetar Associated Press në qytet tha se numërohen 30 trupa dhe 50 ndërtesa që u ishte vënë flaka.
Top Channel