Transmetuesi publik i Kosovës, RTK, është detyruar të ndërpresë
përkohësisht transmetimin për shkak të një zjarri që ra në ndërtesën ku
ndodhen zyrat e televizionit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë RTK përmes një njoftimi online, në të cilin saktësohet se zjarri ra në orët e para të mëngjesit të së martës dhe se tashmë ai është shuar nga zjarrfikësit.

Ndërkohë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka deklaruar për “KosovaPress” se njoftimi për rënien e zjarrit mbërriti tek policia rreth orës 03:00 dhe menjëherë u njoftuan zjarrfikësit.

Ndërkohë, drejtuesit e stafit të RTK-së, të kontaktuar nga mediat kosovare, kanë deklaruar se do të flasin më vonë për dëmet e shkaktuara nga flakët.

Burimi policor ka shtuar më tej se nga hetimet paraprake ka rezultuar se zjarri deri në zyrat e televizionit ka ardhur nga një zyrë e Arkivës Qendrore në bodrumin e ndërtesës.

Top Channel