
Kryqi i Kuq përgatitet të bëjë apelin e parë publik në Spanjë për ndihmë ndaj personave të prekur më rëndë nga kriza.
Popullit spanjoll do t`i kërkohet të dhuroje para për 300 mijë personat më te ekspozuar ndaj ngërcit të ekonomise.
Përpara krizës, ndihma të tilla shkonin kryesisht për emigrantet, por me situaten aktuale ku një në katër të rritur në vend është i papunë, gjithmonë e më shumë familje spanjolle po i drejtohen qendrave të bamirësisë për të siguruar ushqimin e përditshëm.
Videoja e fushatës sensibilizuese tregon një familje me frigoriferin bosh që merr kuti me ushqime nga Kryqi i Kuq.
Të mërkurën, grupi do të lëshojë apelin e saj të Dia de la Banderita, ditës së flamurit të vogel, për 30 provinca të vendit.
Kryqi i Kuq Spanjoll konsiderohet një nga organizatat bamiresë më në zë të Spanjës dhe më parë, ka bërë thirrje të ngjashme publike edhe për rastet e katastrofave natytore apo për vendet e varfëra.
”Por, paralajmerimet e saj mbi rritjen e ndjeshme te nivelit te pabarazisë, mund të bëhen shkas për trazira sociale”, thotë “BBC”.
Fondi Monetar Ndërkombetar parashikoi të hënën se Spanja mund ta humbasë përmbushjen e objektivave të defiçitit në 2012-të dhe 2013-tën për faktin se tkurrja ekonomike është shumë më e madhe nga sa pati deklaruar Madridi zyrtar.
Top Channel