Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, lajmëroi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, në një konferencë shtypi pasditen e së martës.
Tashmë zgjedhjet pritet të mbahen në janar, nëntë muaj përpara afatit zyrtar.
Koalicioni i djathtë i Netanyahut ka qëndruar në pushtet që prej vitit 2009, por së fundmi është dëmtuar nga braktisja që kanë bërë disa prej partive aleate.
Ndonëse vetë kryeministri mbetet një figurë popullorë në Izrael, pamundësia për të miratuar buxhetin e vitit të ardhshëm solli një situatë ngërçi dhe eventualisht, edhe zgjedhjet e parakohshme.
Ky bllokim politik vjen në një moment të papërshtashëm për Tel Avivin, me Netanyahun që është në mes të bisedimeve për çështjen e kolonëve palestinezë dhe lobimit ndërkombëtar për të rritur presionin për programin bërthamor të Iranit.
Top Channel