Egjipt, Mursi fal gjithë të burgosurit kryengritës

09/10/2012 00:45

Presidenti i Egjiptit, Mohammed Mursi ka falur të gjithë ata persona që janë arrestuar gjatë kryengritjes popullore të vitit të kaluar që rrëzoi ish-udhëheqësin e vendit Hosni Mubarak.

Në një postim në faqen zyrtare të presidentit në rrjetin “Facebook”, ai njoftoi një amnisti për veprat e kryera “me qëllimin e mbështetjes së revolucionit”.

Dekreti mund të çojë në lirimin e disa mijëra njerëzve.

Mubarak bëri qëndresë në shkurt të vitit të kaluar pas një kryengritje 18-ditore, në të cilën qindra protestues vdiqën.

Ai aktualisht është duke kryer dënimin e përjetshëm në burg pasi u shpall fajtor në qershor për akuzat dështim për të parandaluar vrasjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA