Çështja e djalit të Gaddafit në Hagë

09/10/2012 16:25

Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve mbaji ditën e martë seancën e parë dëgjimore, ndaj një prej djemve të ish-diktarorit të Libisë, kolonelit Saif al-Islam.

Ai akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës ndaj kryengritësve që rrëzuan dhe ekzekutuan babain e tij një vit më parë.

I arrestuar në tentativë për t’u larguar nga vendi, Libia ka konfirmuar se al-Islam do të gjykohet në vend.

Megjithatë, avokatët e tij mbrojtës argumentojnë se në Libi ai nuk mund të marrë një gjykim të ndershëm, duke kërkuar ekstradimin në Hagë, ku ndryshe nga vendi afrikan, ai nuk mund të dënohet me dënim me vdekje.

Gjykata e Hagës ka autoritetin që t’i urdhërojë autoriteteve libiane ekstradimin e al-Islamit, nëse shqetësimi i avokatëve mbrojtës do të konsiderohet i bazuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA