
Prokuroria serbe ka nisur hetimet kundër ish-ministrave demokrat dhe
kuvendi do ta shqyrtojë heqjen e imunitetit për Oliver Dulliç,
ish-ministrin e Ambientit pasi ai është deputet në Kuvendin e Serbisë.
Prokuroria e ka lidhur atë me një aferë korrupsioni dhe keqpërdorim të detyrës pasi dyshohet se ka dhënë leje për vendosjen e kabllove optike nëpër rrugët shtetërore, duke mos respektuar procedurat. Dullic, është akuzuar edhe për reklamime të panevojshme, ndërsa në fundjavë i ka shpëtuar arrestimit duke u thirrur në imunitetin e tij si deputet.
Mediat serbe kanë raportuar se në rast të konfirmimit të akuzave, Dullic rrezikon nga dy deri në 12 vjet burgim. Kryetari i Partisë Demokratike dhe ish presidenti i shtetit, Boris Tadiç, ka thënë se qeveria ka nisur akuzimin e ish-zyrtareve ende pa u bërë hetimet e nevojshme. Imunitetin e ish-ministrit Dullic e ka hequr tashmë Këshilli Administrativ i Kuvendit, por pritet që një gjë të tillë ta konfirmojë edhe Kuvendi. Ndërsa, Qeveria ka paralajmëruar hetime të tjera ndaj ish-zyrtarëve.
Top Channel