Libi, shkarkohet kryeministri

08/10/2012 16:10

Kryeministri i parë i zgjedhur i Libisë, që pas rrëzimit të regjimit të kolonel Gaddafit, u shkarkua automatikisht ditën e hënë nga pozicioni i tij, pasi dështoi për të dytën herë radhazi që të fitonte aprovimin e parlamentit për formimin e një kabineti të ri.

Mustafa Abu Shagur shpalli personalisht pamundësinë për të formuar një kabinet të ri, duke kërkuar krijimin e një qeverie të përkoheshme teknike, e formuar nga vetëm dhjetë ministra.

Kushtetuta e autorizonte kryeministrin në maksimumin dy tentativa për të formuar një qeveri.

Parlamenti Libian votoi me 125 vota kundër dhe 44 pro për propozimin e dytë të Shagur mbi kabinetin e tij, që duhet të përfshinte 29 ministra. 17 ligjvënës abstenuan nga votimet.

Pas pothuajse një viti qeverie të pajtimit kombëtar pas rëzimit të regjimit të mëparshëm, në fuqi për katër dekada, Shagur u shndërrua në kryeministrin e parë të zgjedhur të vendit.

Megjithatë, detyra e tij në krye të ekzekutivit zgjati vetëm pak javë, ndërsa kryeministri u shndërrua në “viktimën” e fundit të ndasive të thella në jetën politike të vendit të Afrikës së Verior me 6,5 milionë banorë dhe rezerva të shumta nafte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA