Izraeli, sulm ndaj Gazës

08/10/2012 15:50

Ushtria e Izraelit realizoi një seri goditjesh në Rripin e Gazës, pasi militantët palestinezë lëshuan rreth 50 predha mortajash në territorin hebre.

Disa fëmijë ishin midis të plagosurve, pasi forcat izraelite qëlluan me artileri pranë rajonit të Khan Younisit.

Predhat palestineze, të lëshuara nga Gaza, ranë në rajonin izraelit të Eshkolit dhe pranë Kerem Shalomit. Asnjë nuk u lëndua në këto sulme.

Sipas krahut të armatosur të organizatës “Hamas”, sulmi i tyre ishte një kundërpërgjigje për një sulm ajror izraelit gjatë së dielës, që plagosi tetë palestienzë.

Në një komunikatë, Tel Avivi zyrtaroi informoi se aksioni i sotëm i ushtrisë ishte i përqendruar në “eliminimin” e dy anëtarëve të grupeve xhihadiste, të dyshuar se kanë goditur edhe më parë territorin e Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA