Eurozonë, formohet “fondi i emergjencës”

08/10/2012 15:25

Fondi i ri i përhershëm i Eurozonës, i destinuar për të ndihmuar ekonomitë në vështirësi dhe bankat, do të shpallet pasditen e hënës nga ministrat e Financave të vendeve të Eurozonës.

Mekanizmi Europian i Stabilitetit do të ketë një fond të gatshëm kreditimi prej 500 miliardë eurosh, shumë që do të grumbullohet në dy vitet e ardhshme.

Pritet që mekanizmi të rikthejë besimin e lëkundur në ekonominë europiane dhe të ndihmojë për rikthimin e investimeve në kontinent.

Të gjithë vendet e Eurozonës do të japin kontributin e tyre për formimin e këtij fondi, në proporcion të drejtë me Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe përqindje aktuale të defiçitit.

Gjermania, si shteti me ekonominë më të madhe në kontinent, do të jetë financuesi kryesor, me 27% të vlerës së përgjithshme.

Inagurimi i Mekanizmit të Shpëtimit vjen në një moment kritik për Eurozonën, me Greqinë, Spanjën dhe Portugalinë në vështirësi serioze dhe të rrezikuara nga nevoja për kredi të reja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA