Venezuelianët do të votojnë për presidentin, ne zgjedhjet më delikate të dekadës së fundit, ku kandidati i majtë Hugo Chaves, i zgjedhur për herë të parë në vitin 1998- përballet me një kundërshtar të fortë, Enrique Capriles, në profesion avokat, me një rritje meteorike si politikan.
Ai mbështetet nga 30 partitë opozitare në Venezuelë. Chaves ripërsëriti thirrjet për revolucionin socialist ne kërkim të mandatit të katërt, ndërsa Capriles premtoi rritje ekonomike.
Gjatë fjalimit drejtuar kombit, përpara procesit, ai u bëri thirrje aktorëve të boshtit politik të vendit të pranojnë rezultatet. “Nuk do të shënojë fundin e botës për asnjërin humbja, edhe pse do të ketë nga ata që do të trishtohen”, deklaroi Chavez.
Chaves, i diagnostikuar me kancer vitin e kaluar deklaroi se eshte shendoshe e mire, plotesisht i afte per te drejtuar vendin.
Nje figure e shumengjyreshe, siç e quajne analistet dhe e debatueshme ne arenen nderkombetare, 58-vjeçari ka shtetezuar sektoret kryesor te ekonomise.
Venezuela eshte vendprodhues i naftes dhe cmimet e larta te arit te zi i kane lejuar qeverise te investoje ne kujdesin shendetesor, programet e arsimit dhe strehim.
Ai deklaroi se i duhet edhe nje mandat tjeter per te perfunduar, ate qe ai e quan “Revolucioni Bolivarian” drejt socializmit.
Nga ana tjeter, 40-vjecari Capriles nenvizon se politikat e presidentit kane shtuar burokracine dhe ineficiencen.
Ai akuzoi Chavesin per autoritarizem, shtypje te sistemit gjyqesor dhe mbylljen e gojes se medias.
Mungesa e investimeve sipas Capriles solli nje renie te prodhimit ne industrine e naftes, shume e rendesishme per vendin.
Te pakten 19 milione venezueliane do te votojne. Ne mbi 10 mije qendra votimi jane vendosur 140 mije ushtare.
Prej se shtunes ne mbremje e deri te henen eshte ndaluar shitja e alkoolit dhe vetem forcave te sigurise u lejohet te mbajne arme.
Kutite u hapen ne oren 6 dhe do te mbyllen ne oren 18 me oren lokale. Votohet permes nje sistemi automatik, me prekje te ekranit, ku shfaqet fleta e votimit. Kandidati fitues do te drejtoje vendin pergjate gjashte viteve te ardhshme.
Top Channel