Burime brenda Vatikanit raportuan se Papa pritet të falë ish-maxhordomin e tij, i dënuar me 18 muaj heqje lirie për vjedhjen e dokumentave sekretë nga Ati i Shenjtë.
Paolo Gabriele u shpall fajtor nga një gjykatë brenda Vatikanit dhe duhet të vuajë dënimin e tij në një burg italian, por ashtu si çdo lider shteti, edhe Benedikti XVI ka të drejtë të falë të dënuarit.
Ishte zëdhënësi papal, Federico Lombardi, ai që konfirmoi se “Gabriele ka shumë gjasa që të falet prej Papës”.
Gjatë procesit gjyqësor, ish-maxhordomi mohoi akuzat, por pranoi se kishte fotokopiuar disa dokumente dhe se kishte “tradhëtuar” besimin e Atit të Shenjtë.
Avokatja e Gabriele, konfirmoi të dielën se klienti i saj nuk do të apelojë kundër dënimit të tij.
Top Channel