Raketat e reja të Koresë së Jugut

07/10/2012 11:25

Korea e Jugut lajmëroi arritjen e një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trefishimin e rrezes së raketave të saj balistike.

Në deklaratën zyrtare u argumentua se kjo masë do të ndihmojë vendin që t’i përgjigjet me efikasitet kërcënimit të Koresë së Veriut.

I gjithë fqinji verior dhe pjesë të Kinës e Japonisë do të jenë tashmë në rrezen prej 800 kilometrash të raketave të reja.

Nën kufizimet e mëparshme të sigurisë, Seulit i ndalohej të kishte rekata me rreze më të gjatë se 300 kilometra.

Vendimi për heqjen e këtij kufizimi lidhet ngushtë me testimin e raketave të reja me rreze të gjatë prej Koresë së Veriut në muajin prill.

Më shumë se 28 mijë trupa amerikane mbeten në Kore që prej luftës së viteve 1950-53, për të mbrojtur gjysmën jugore të gadishullit nga bashkëkombasit e ndodhur nën regjimin më të egër komunist në botë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA