Milano, 11-vjecarin e zë porta poshtë

07/10/2012 18:00

Një djalosh 11-vjecar me origjinë egjiptiane është shtypur nga një portë e rëndë prej hekuri që i ka rënë sipër në qendër të Milanos në Itali.

Vogëlushi është transportuar menjëherë në gjendje të rëndë në spitalin e Niguarda.

Sipas hetimeve të para viktima është djali personit që në mëngjesin e së dielës ishte ngarkuar për rregulluar pikërisht derën e hekurt që më pas i zuri të birin.

Dera, sipas fqinjëve, që prej së shtunës nuk funksiononte mirë dhe kjo ishte arsyeja pse i ati i fëmijës ishte thirrur.    

Menjëherë në vendgjarje ka ndërhyrë policia për të ardhur në ndihmë si dhe për të rindërtuar ngjarjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA