Irak, ekzekutohen 11 persona për terrorizëm
07/10/2012 18:24
Njëmbëdhjetë persona janë ekzekutuar në Irak, duke e çuar numrin e ekzekutimeve, të këtij viti të paktën, në 113.
Dhjetë irakienë dhe një algjerian u vranë të dielën, tha për BBC, Ministria e Drejtësisë. Viktimat ishin të dënuar për veprimtari terroriste, thonë raportet.
Numri i lartë i ekzekutimeve ka çuar në thirrje ndërkombëtare për një moratorium për përdorimin nga ana e Bagdadit të dënimit me vdekje.
Komisionerja e Lartë e OKB për të Drejtat e Njeriut, Navi Pillay, e ka përshkruar situatën si “të tmerrshme”.
Duke folur në janar, zonja Pillay tha se ka pasur shqetësime të mëdha rreth procesit të duhur dhe paanësisë së gjykimeve në Irak.
Top Channel