Filipina bën paqe me militantët islamikë
07/10/2012 10:45
Qeveria e Filipinës lajmëroi se ka arritur një marrëveshje paraprake për arritjen e një paqeje afatgjatë me grupin më të madh militant musliman në vend, deklaroi Presideti Benigno Aquino.
Marrëveshja vjen pas bisedimeve të gjata me Frontin e Çlirimit Moro-Islamik, lufta e të cilit ndaj shtetit i ka kushtuar jetën mbi 120 mijë shtetasve në 40 vitet e fundit.
Në bazë të marrëveshjes, një krahinë autonome me shumicë muslimane do të krijohet në veri të vendit, shumica e të cilit përbëhet nga besimtarë katolikë.
Dokumentat e paqes po përpunohen dhe pritet që firma të hidhet në ditët e ardhshme.
”Kjo marrëveshje do të sjellë paqe përfundimtare dhe të qëndrueshme në Mindanao”, deklaroi Presidenti Aquino.
Top Channel