Ne prag te konferences vjetore te konservatoreve ne Birmingam, kryeministri i Britanisë, David Cameron tha se ai eshte i pergatitur të pengojë bisedimet e muajit të ardhshëm për buxhetin, nëse udhëheqësit europianë refuzojnë të shkurtojnë shpenzimet.
“Nëse do duhet thënë “Jo” ndaj një marreveshje, e cila nuk është e drejtë për Britaninë, une do të them Jo””, tha kryeministri në një intervistë për gazetën “The Sunday Telegraph” të Londrës.
Cemeron, po ashtu ka propozuar një plan të guximshëm për BE-në për pasjen e dy buxheteve; një për 17 vendet e Eurozones dhe një për dhjetë vendet e tjera përfshi edhe Britaninë, që janë jashtë monedhes së vetëm.
Ky plan, jo vetëm ka bekimin e partnerit të tij në koalicion, proeuropianit Nick Clegg, por duket se do të gjejë edhe mbeëhtetjen e deputetëve të tij konservatorëve që bëjnë presion të madh për mbajtjen e një refendumi për të ardhmen e marrëdhënieve të Londres me Brukselin.
Cemeron ndodhet në një pozitë të vështirë në sondazhet e opinionit publik, shume larg pas laburisteve, duke sulmuar politikat e udhëheqësit laburist Ed Miliband, të cilin e kritikoi se jep sinjalin djathatas dhe kthehet majtas.
Cemeron në prag të konferencës vjetore të partisë së tij ka lançuar edhe hapjen e llogarise se tij në “Tëeeter”, i cili brenda disa oresh shkoje ne 65 mije pasues, si dhe shume komente armiqesore nga perdoruesit e rrjetit social, forme kjo mjaft popullore e berjes se politikes ne perendim drejt komunikimit gjithnje e me te madh me publikun.
Top Channel