Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë Tensionet në kufirin turko-sirian vazhdojnë me shkëmbimin e zjarrit dhe incidentet që tashmë kanë hyrë në ditën e katërt.
E fundit e predhave siriane ra ne nje fshat te provinces Hatay, 50 metra brenda territorit turk e mendohet se kishte si objektiv grupet opozitare te stacionuara ne kufi. Zyrtare lokale te Hatayt pohuan se rojet kufitare turke po qendrojne ne gadishmeri e vazhdojne te monitorojne rregullisht akvitetet e pales tjeter.
Pas mortjave te se premtes, ushtria turke u kunderpergjigj me zjarr. Te shtena sporadike degjohen ne te gjithe zonen dhe banoret kane frike te dalin nga shtepite.
Sulmet dhe kunder-sulmet e ketyre diteve me Turqine kane qene episodet me serioze te dhunes nderkufitare deri tani gjate konfliktit sirian, dhe nje sinjal i qarte i mundesive qe ka lufta civile ne kete vend per te destabilizuar mbare rajonin.
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdoan deklaroi te premten se vendi i tij nuk kerkon lufte, por serish e paralajmeroi Damaskun te mos beje gabim fatal qe te vere ne sprove durimin e Ankarase. Regjimi sirian insiston se mortajat e trupave te tij kane rene aksidentalisht ne territorin e vendit fqinj.
Top Channel