Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë 47 vetë nga 7 shtete të Amerikës janë prekur nga një formë e rrallë
meningjiti që ka vënë në alarm autoritetet vendase të shëndetësisë.
75 klinika mjekesore jane keshilluar te njoftojne pacientet e trajtuar me injeksione steroidesh se pikerisht keto te fundit mund te jene shkaku i epidemise. 5 persona kane humbur jeten nga semundja, te cilen qendra per kontrollin e epidemive e lidh me produktet e nje kompanie farmaceutike ne Massachusets.
“Pacienteve qe kane bere injeksione steroidesh dhe tani kane simptoma te tilla si dhimbje koke, temperature, tharje fyti apo dhimbje ne vendin e shpimit nga gjilpera, u kemi kerkuar te kontaktojne menjehere me mjeket dhe t`i nenshtrohen kontrolleve”, tha mjekja.
Kompania prodhuese e steroideve me probleme i ka nderprere operacionet, por nje pjese e prdukteve te saj jane derguar tashme ne 23 shtete. Zyrtaret sqarojne megjithate se meningjiti fungal, per te cilin behet fjale ne kete rast, nuk eshte infektues. Numri me i madh i te prekurve prej tij u regjistrua ne Tennessee, me nje total prej 29 te semuresh dhe tre prej vdekjeve.
6 raste te tjera u shenuan ne Virxhinia, tre ne Indiana, dy ne Mariland e dy ne Florida dhe nje ne Karolinen e Veriut. Lista e 75 klinikave dhe qendrave mjekesore qe jane furnizuar me steroidet e demshme u publikua te premten dhe mjekeve iu kerkua te kontaktojne menjehere pacientet e rrezikuar.
Top Channel