Qeveria greke pritet të marrë së shpejti një vendim të rëndësishëm që lehtëson procedurat e minoritarëve grekë nga Shqipëria për marrjen e nënshtetësisë greke.

Pas një takimi të Ministrit të Rendit Nikos Dhendias me zv/ministrin e Brendshëm, Haralambos Athanasiou është konkluduar që lejet dhjetëvjecare që disponojnë shumica e minoritarëve grekë të shndërrohen në mënyrë automatike në lejë qëndrimi pa afat.

Ky zhvillim sipas burimeve nga dy ministritë realizohet në mënyrë që të përballohet cështja e pengesave burokratike që lidhen me qëndrimin e minoritarëve nga Shqipëria në Greqi, si dhe në lehtësimin e procedurave për marrjen e nënshtetësisë greke pas aplikimit nëse ata e dëshirojnë.

Në një periudhë kohore shumë të shkurtër pritet që të nënshkruhet vendimi ligjor i përbashkët nga dy ministritë greke që do të hyjë në fuqi menjëherë. Sipas zv/kryetarit të organizatës Omonia për Greqinë z. Jorgos Tzoumakas janë të paktën 200000 persona që disponojnë lejën dhjetëvjecare të qëndrimit në Greqi.

Prej tyre rreth 75000 kanë marrë nënshtetësinë greke, ndërsa mijëra të tjerë janë ende në procesin e aplikimit.

Ndërkohë pritet që qeveria greke të aprovojë projektligjin e ri edhe për emigrantët që do të jetë me kritere më të rrepta se ligji i miratuar nga socialistët kur ata erdhën në fuqi në 2009.

Një prej ndryshimeve thelbësore është se një emigrant duhet të aplikojë për nënshtetësi vetëm kur vërteton se ka dhjetë vjet lejë qëndrimi të rregullt, nga shtatë vjet që kërkonte ligji aktual.

Gjithashtu fëmijët e emigrantëve që lindin në Greqi do të marrin nënshtetësinë vetëm nëse prindërit e tyre ndodhen të paktën tetë vjet në Greqi. Pika më pozitive e këtij ligji është se fëmijët e emigrantëve mund të marrin automatikisht nënshtetësinë greke pasi kanë mbaruar gjimnazin në Greqi dhe japin provim për në universitetetet greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA