Mou: Nuk është e domosdoshme fitorja ndaj Barçës

06/10/2012 09:40

Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, dha mendimin e tij për supersfidën Barcelona-Real Madrid në televizionin CNN dhe mbështeti Cristiano Ronaldon në luftën e tij për fitimin e Topit të Artë FIFA.

Nëse nuk fitoni në Camp Nou, do të largohet titulli?

Nuk është e domosdoshme fitorja e Klasikes. Për mua e rëndësishme është të arrijmë nivelin që na bëri të fitojmë kampionatin sezonin e kaluar. Kur të arrijmë atë nivel nuk ka rëndësi se sa pikë larg Barcelonës do të jemi sepse e di që mund ta fitojmë titullin.

E konsideroni veten si trajneri më i mirë në botë?

Nuk më pëlqejnë opinionet mbi lojtarin më të mirë në botë apo trajnerin më të mirë në botë. Mendoj se përshtatem shumë mirë në vende dhe kultura të ndryshme. Këtë gjë e tregojnë rezultatet.

Cristiano Ronaldo ishte i trishtuar për mbështetjen e Iniestas nga ana e mediave spanjolle për çmimin Topi i Artë FIFA?    

Nuk e di. Di vetëm që Cristiano ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer dhe që është një futbollist fantastik. Iniesta zhvilloi një kampionat europian të mrekullueshëm, por ishin vetëm tre javë. Unë mendoj se kjo ishte arsyeja që ai ishte i mërzitur.

Kush është titulli që ju ka emocionuar më shumë?

Më ka emocionuar më shumë Liga e Kampioneve që fitova me Interin sepse e dija që ishte ndeshja ime e fundit me atë klub. Ndërsa nuk e di kush ka qenë më i rëndësishmi sepse të gjthë kanë rëndësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA