Mo Farah, atleti më i mirë europian

06/10/2012 14:40

Mo Farah është zgjedhur nga Shoqata Europiane e Atletikës (AEA) si atleti më i mirë europian i vitit, një çmim që e mori edhe vitin e kaluar.

Britaniku me origjinë somaleze fitoi finalen e 5 000 metrave në Europianin e Helsinkit dhe dy javë më pas fitoi medaljen e artë në 5 000 dhe 10 000 metra në Olimpiadën e Londrës.

29-vjeçari stërvitet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe është i pari atlet në histori që mban kurorën e trefishtë të 5 000 metrave pasi është edhe kampion bote në fuqi i kësaj gare, titull i fituar në Daegu në vitin 2011.

Atleti i dytë më i mirë europian u zgjodh Renaud Lavillenie, francezi i kërcimit me shkop, kampion olimpik në Londër.

Vendin e tretë e zuri Christophe Lemaitre, francezi garues në 100 metra.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA