Forcat ajrore izraelite rrëzuan një avion të vogël pa pilot në jug të vendit. Trupat ushtarake janë vënë në kërkim të mbetjeve të avionit që nuk dihet se nga ka ardhur.
Besohet se mjeti ka rënë diku në veri të shkretëtirës Negev. Mediat lokale cituan disa zyrtarë që pohojnë se avioni kish hyrë nga perëndimi, por jo nga Rripi i Gazës.
Forcat mbrojtëse të Izraelit po ekzaminojnë rrugën e fluturimit të tij dhe po përpiqen të përcaktojnë nëse ishte në një mision zbulimi apo do të përdorej për ndonjë akt të mundshëm terrorist.
Sipas ekspertëve, avionë të vegjël kanë hyrë edhe në të kaluarën në territorin izraelit, por nga veriu. Në të paktën tre raste janë diktuar avionë të këtij lloji që ishin dërguar nga lëvizja shiite libaneze Hezbollah.
Korrikun e vitit 2006, një avion i tillë i mbushur me eksploziv goditi një anije izraelite lufte, ndërsa përpara kësaj, në dy raste të tjera, avionë spiunë kishin kaluar nëpër territorin e shtetit hebre pa u pikasur nga radarët.
Top Channel