
Pas një debati të ashpër në Kuvend që zgjati për dymbëdhjet orë, të
premten rreth mesnate, mazhoranca i dha votëbesimin Qeverisë së
koalicionit midis VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të drejtuar nga kryeministri
Nikolla Gruevski.
68 deputetët të shumicës votuan ‘pro’ Qeverisë, kundër u shprehen 42 deputetë të opozitës maqedonase, ndërsa PDSH nuk votoi fare. Në fjalimin e tij para përfundimit të seancës, Kryeministri Nikolla Gruevski, ua ka bërë të qartë shqiptarëve dhe partnerit të tij të koalicionit BDI-së, se ligji për forcat maqedonase të sigurisë do të miratohet, ndërsa në të nuk do të përfshihen ish-ushtarët e UÇK-së.
Gruevski poashtu kundërshtoi edhe nderimin e ushtarëve të UCK-së nga Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ndërsa intonimin e himnit shqiptar nëpër manifestime të ndryshme në Maqedoni e quajti, provokim. Në planin ekonomik Gruevski tha se Qeveria ka realizuar 2300 projekte zhvillimore ekonomike.
Me tej, në fjalimin e tij para deptuetëve, Kryeministri maqedonas, nënvizoi angazhimin e Shkupit për zgjidhjen e çështjes së emrit, ndërsa tha se Qeveria po pret raport pozitiv nga Komisioni Evropian. Mocionin për mosbesimin e qeverisë, e dorëzoi në Kuvend, partia maqedonase në opozitë LSDM.
Lideri i kësaj partia Branko Cërvenkovski, pati deklaruar se qëllimi i mocionit është që të shpalos se kriza politike mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është e kurdisur. Ai kishte parashikuar që edhe përkundër krizës, asnjëra nga dy partitë në pushtet nuk do të votojë pro iniciativës së opozitës për rrëzimin e Qeverisë.
Top Channel