Ethet e së dielës mbrëma

06/10/2012 19:20

Një muaj pas Superkupës, rikthehet sërish El Clasico. Messi kundër Cristiano Ronaldos, Vilanova kundër Mourinho, fantazia katalanase kundër displines së rreptë taktike madrilene, kryesuesit kundër kampionëve në fuqi, që aktualisht janë në vendin e 6-të.

Kush do të fitojë? Një pyetje kjo që pritet të marrë përgjigje ditën e dielë në përballjen e madhe Barça-Real, që do të luhet në orën 20:00. Por sfida e dy gjigandëve spanjollë, në El Clasico-n e së dielës përmban edhe një tjetër sfidë brenda, atë për Topin e Artë.

Në “Camp Nou”, Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Andrés Iniesta dhe Iker Casillas do të luajnë për më shumë se 3 pikë. Barcelona e Vilanova-s nuk do të ketë kapitenin Puyol, ndërkohë që në dyshim është aktivizimi i Piquè, i dëmtuar në këmbë.

Si rrallë herë, El Clasico nuk do të jetë evenimenti i vetëm. Po të dielën në mbrëmje, me 45 minuta diferencë, luhet edhe një tjetër derbi i famshëm në të gjithë botën, derbi  i Madonnina, siç njihet ndryshe sfida Milan-Inter.

Përballja që do të luhet në “San Siro” pritet të jetë starti i një epoke të re për të dyja këto ekipe. Si Milan ashtu edhe Inter do të zbresin në fushë me një formacion ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim vitet e fundit.

Ziklatërit kanë larguar lojtarët që fituan tripletën me Murinho, ndërsa kuqezinjtë pa kampionët që e mbajtën në majën e futbollit italian dhe europian për shumë vite.

Edhe pse të rinjtë që i kanë zëvendësuar nuk janë në lartësinë e kampionëve të larguar dhe këtë e tregon starti jo i mirë i këtij sezoni, derbi mbetet gjithmonë derbi dhe spektakli është përherë i garantuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA