Ekstradohet Abu Hamza dhe 4 të dyshuar

06/10/2012 04:00

Ashtu sic pritej kleriku radikal Abu Hamza dhe katër të dyshuar për terrorizëm janë ekstraduar nga Britania drejt Shteteve te Bashkuara ku do të përballen me drejtësinë amerikane.

Të dyshuarit që do të përballen me akzuat për terrorizëm kanë fluturuar jashtë territorit britanik me një fluturim të posacëm.         
Oficerët nga njësia ekstradimit të Scotland Yard dorëzuan të dyshurit tek Marshallët amerikanë.

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë rrëzuan apelimin final kundër ekstradimit në SHBA për t’u përballur me akuzat për terror.

Ata thanë se të pestë, Abu Hamza, Babar Ahmad, Syed Talha Ahsan, Adela Abdul Bary dhe Khaled el-Faëëaz, nuk kanë treguar arsye të reja bindëse për të qëndruar në Britaninë e Madhe.

Në një deklaratë, Sekretarja e Brendshme Tereza May tha se ishte e kënaqur që vendimi i gjykatës tregonte se “këta persona, të cilët përdorën çdo mundësi që kishin në dispozicion për të penguar dhe vonuar procesin e ekstradimit për shumë vite, më në fund mund të hiqet”.

Top Channel