Del Piero, debutim me humbje në Australi

06/10/2012 12:00

Nis me humbje aventura e Alessandro Del Piero me fanellën e Sydney. Ekipi australian, ku tashmë luan edhe ish-kapiteni i Juventusit, u mund 2-0 në Zelandën e Re nga skuadra e Wellington.

Del Piero ka luajtur 90 minuta të plota duke iu afruar golit në fund të ndeshjes.

Sipas corriere.it, lojtari veteran ka vrapuar shumë duke ndihmuar edhe në mesfushë.

A-League, kampionati australian i futbollit, mbledh skuadrat më të mira të Australisë dhe Zelandës së Re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA