Aeroporti ndërkombëtar i Pragës ka marrë emrin e ish-presidentit të Republikës Ceke, Vaclav Havel, i cili vdiq vitin e kaluar.
Ceremonia e inaugurimit u zhvillua të premten, ditën kur ish-lideri do të mbushte 76 vjeç. Sipas BBC, më shumë se 80 mijë persona firmosën një peticion duke kërkuar ndërrimin e emrit të aeroportit në nderim të Havel.
Ministri i jashtëm çek, Karel Schwarzenberg theksoi se shpresonte që çdo bashkëpatriot i tij që linte aeroportin ndërkombëtar të kujtohej për njeriun të cilit i detyrohet lirinë që gëzon sot.
Aeroporti më parë njihej me emrin Ruzyne.
Vaclav Havel udhëhoqi rrëzimin paqësor të komunizmit në Cekosllovaki në vitin 1989. Ai ndërroi jetë dhjetorin e kaluar pasi vuante nga probleme në aparatin e frymëmarrjes.
Top Channel