Bundesliga, Bajern vendos rekord
06/10/2012 18:55
Ishte folur se nuk do të ishte në fushë, por Franck Ribery bëhet protagonisti i fitores 2-0 të Bajern Mynih ndaj Hofenhajmit.
Katër ditë pas humbjes së turpshme në Ligën e Kampioneve, skuadra e Jup Hejkens tregoi se në Bundesligë gjërat janë më të lehta, duke vendosur dhe një rekord në këtë kampionat, si skuadra e parë që fiton 7 ndeshjet e para radhazi.
Ndërkohë, Shalke mposhti 3-0 Volfsburg në transfertë dhe ngjitet në vendin e tretë në pritje të Dortumndit, që do të luajë të dielën me Hanoverin. Golat për skuadrën e Stevens u shënuan nga Farfan, Afellay dhe Nojstädter.
Top Channel