Ka qenë një nga mesfushorët më të fortë të Serisë A duke luajtur me Barin, Bolonjën dhe Leçen, skuadrën me të cilën mbylli karrierën në moshën 33-vjeçare, në vitin 2001.
Klas Ingesson, suedezi shtatlartë (1.90 metra i gjatë), tashmë ka përballë një kundërshtar të tmerrshëm. Që nga viti 2009 është diagnostikuar me mielomë, një tumor që prek qelizat staminale. Operacioni i kryer në atë vit dukej se kishte zgjidhur problemin, por gjërat nuk shkuan siç duhet.
Në një intervistë për Aftonbladet, ish-futbollisti ka rrëfyer se gjendja e tij fizike është e mjerueshme.
“Arrij të eci vetëm disa metra. Lodhem shpejt dhe vetëm dua të fle”, është shprehur suedezi, të cilit i duhet një tjetër ndërhyrje kirurgjikale me shpresën se betejën, ashtu si në mesfushë, do e fitojë sërish ai.
Top Channel