Nisja e vështirë e kampionatit nuk e ka ulur moralin e Christian Abbiati. Portieri i Milanit ka besim se kuqezinjtë do të rimarrin veten dhe do të hapin një cikël të suksesshëm ku do të fitojnë shumë trofe.
“Skuadra aktuale mund të hapë një cikël si ai i Ancelotti. Sigurisht që largimi i shumë lojtarëve veteranë ishte një traumë për të gjithë. Nuk e prisja largimin e Gattuso”, shprehet kapiteni i dytë i Milanit për ‘La Gazzetta dello Sport’.
Sipas Abbiati, largimi i senatorëve ka ndikuar më shumë se ai i Ibrahimovic dhe Thiago Silva: “Nuk mendoj se PSG është më i fortë se ne. Nëse do të ndeshemi në Champions, nuk nisemi në disavantazh.”
Rindërtimi i Milanit ka nevojë për kohë: “Duhet kohë që lojtarët e rinj të futen në mentalitetin e klubit. Le të themi se për momentin kemi notën 6.”
Në lidhje me derbin ndaj Interit, Abbiati deklaroi: “Ndaj Interit dua të shoh një stadium të mbushur me pasion.”
Top Channel