
Mesfushori i Bayernit, Javi Martinez, rikthehet në listën e të grumbulluarve të Spanjës për dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Botërorit të 2014-s, përballë Bjellorusisë në Minsk dhe Francës në Madrid.
Grumbullimi i futbollistit të bavarezëve është i vetmi ndryshim në lidhje me grumbullimet në ndeshjet e mëparshme ndaj Arabisë Saudite dhe Gjeorgjisë.
Ndërkohë, trajneri Del Bosque vendosi që të mos grumbullojë mbrojtësin Pique, ndonëse katalanasi është pranë rikuperimit dhe mund të luajë në klasiken e ditës së dielë.
Bie në sy fakti se në ekip ja vetëm dy qendërmbrojtës të vërtetë, Albiol dhe Ramos. Ndërkohë, mungon Negredo dhe Mata.
Lista e plotë e futbollistëve të grumbulluar nga Spanja
Portierë
Casillas (Real Madrid), Valdes (Barcelona), Reina (Liverpool)
Mbrojtës
Arbeloa (Real Madrid), Sergio Ramos (Real Madrid), Albiol (Real Madrid), Jordi Alba (Barcelona), Monreal (Malaga), Juanfran (Atletico Madrid)
Mesfushorë
Xabi Alonso (Real Madrid), Busquets (Barcelona), Xavi (Barcelona), Iniesta (Barcelona), Javi Martínez (Bayern), Fabregas (Barcelona), Silva (Manchester City), Beñat (Betis), Cazorla (Arsenal), Pedro (Barcelona), Navas (Sevilla)
Sulmuesë
Torres (Chelsea), Villa (Barcelona), Soldado (Valencia)
Top Channel