
“Greqia ka fonde deri në fund të nëntorit. Me pas arkat mbeten bosh”.
Kryeministri grek, Andonis Samaras leshon alarmin ne nje interviste per
te perditshmen gjermane “Handelsblatt”.
“Nëse qeveria ime deshton, ajo qe na pret mbetet kaosi. Njerezit e dine qe ky eshte shansi i fundit per Greqine-thotë Samaras, i cili e ka quajtur këtë betejen e jetes se tij”. Mengjesin e se premtes në Athine, u zhvillua nje takim mes Ministrit grek te Financave, Janis Sturnaras dhe perfaqesuesve te trojkes, gjermanet; Matias Mors, perfaqesues i BE-se, Klaus Masush i Bankes Qendrore Europiane dhe danezit Pol Thomsen i FMN- se, në perpjekje per te mbyllur paketen per reduktimin e buxhetit 2013-2014, perpara, mbledhjes se Eurogrupit, i parashikuar te henen e ardhshme.
Te gjitha palet kerkojne te arrijne sa me pare te jete e mundur nje marreveshje, por mbeten ende problemi i 2.5 miliarde eurove qe i ndajne, pervec recesionit te 2013. Sipas burimeve gazetareske, qeveria- me qellimin per te arritur nje marreveshje- mund te vazhdoje me reduktimin e metejshem te pensioneve dhe asistencen, kesaj here te bujqerve, qe deri me tani nuk jane prekur. Nje marreveshje e mundshme mes ministrit grek dhe perfaqesuesve te kreditoreve nderkombetare do te beje te mundur- takimin e ardhshem te udheheqesve te partive qe mbeshtesin qeverine e Samaras.
Nje funksionar i larte i Eurozones deklaroi se takimi i krereve te shteteve dhe qeverive te Be-se me 18-19 tetor nuk do te dale me asnje vendim per Greqine, nga momenti qe ska mbaruar ende puna pergatitore per reformat, apo qartesimi i situates makro-ekonomike e vendit. Gjate intervistes per “Handelsblat”, Samaras nenvizon qe situata e Greqise eshte e krahasueshme me ate te Republikes se Vajmarit. “Demokracia greke ndodhet perballe nje sfide edhe me te madhe; Ruajtja e shoqerise eshte ne rrezik nga papunesia ne rritje, sic ndodhi ne Gjermani, ne fund te Republikes se Vajmarit”.
Angela Merkel, në Athinë
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet javën e ardhshme
në Athinë me kryeministrin Antonis Samaras, konfirmoi ditën e premte
Berlini zyrtar.
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, do të takohet javën e ardhshme
në Athinë me kryeministrin Antonis Samaras, konfirmoi ditën e premte
Berlini zyrtar.
Takimi vjen ndërsa zërat për mundësinë që Greqia të kërkojë një hua te re shtesë janë gjithmonë e në rritje.
Megjithatë, zëdhënësi i Kancelares, Steffen Seibert, e konsideroi vizitën si “një rutinë e zakonshme”.
”Bëhet fjalë për një vizitë normale, qëllimi kryesor i së cilës është diskutimi i gjendjes së Greqisë, i gjendjes së euros dhe i marrëdhënieve dypalëshe midis Gjermanisë dhe Greqisë”, deklaroi Seibert.
Aktualisht, Athina është duke pritur këstin e radhës së një huaje madhore prej 130 miliardë eurosh, akorduar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Bashkimi Europian dhe Banka Qendrore Europiane.
Më parë, vendi kishte pasur nevojë për një tjetër superkredi prej 110 miliardë eurosh, si dhe për faljen e gjysmës së borxheve të vendit, për të mos shpallur falimentimin.
Përballë një gjendje gjithmonë e më të rënduar të financave helene, ekziston dyshimi se as masat shtrënguese që është duke ndërmarrë qeveria Samaras dhe këstet e kredisë që po akordohen, mund të mos mjaftojnë për të shmangur kolapsin.
Top Channel