Obama kërkon revanshin

05/10/2012 04:45

Presidenti amerikan, Barak Obama ka akuzuar Mitt Romneyn se është treguar i pandershëm, pas debatit televiziv që shumica e vëzhguesve ia atribuan fitoren rivalit të tij republikan.

Duke folur në Denver të Kolorados, zoti Obama i kërkoi rivalit të tij që të tregonte “të vërtetën” mbi politikat që ai ndjek.

Një total prej 67.200.000 personash ndoqën debatin e së mërkurës, njoftoi Nielsen TV.

Organizuesit e fushatës së zotit Obama kanë thënë se do të ketë disa riparime për sa i përket strategjisë që do të ndiqet deri në zgjedhjet e 6 nëntorit.

Një sondazh i Reuters / Ipsos të enjten sugjeron se Romney kishte një vlerësim pozitiv neto për herë të parë nga fillimi i fushatës presidenciale.

Sondazhi tregoi se 51% e votuesve e shihnin atë pozitivisht, ndërsa Obamën rreth 56%. Republikani parakaloi presidentin në temat sic janë ekonomia, krijimi i vendeve të punës dhe menaxhimi i deficitit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA