Mouriho, “libër 200 faqësh” për Balotellin

05/10/2012 13:25

Trajneri i Realit të Madridit, ironozoi mbi bëmat e Mario Balotellit, të cilin e stërviti dy vjet tek Interi, duke thënë se do të ishte në gjendje të shkruante një libër 200 faqe me anekdoda dhe ndodhi për të.

”Nuk do të ishte një libër dramatik, por një libër komedi dhe shumë satirë. Kam vlerësuar gjithmonë Balotellin si një njeri shumë simpatik”, deklaroi trajneri portugez, në intevistën e dhënë për “CNN”.

Duke kujtuar një prej bëmave të “SuperMarios”-s, Mourinho u ndal në një ndeshje të zhvilluar në Kazan, për Champions League. “E mbaj mend veçanërisht atë mbrëmje, pasi nuk kisha dy sulmuesit e mi titullarë, Militon dhe Eto’onë. Mario u ndëshkua me karton të verdhë në të 43’ dhe nga 15 minutat në dhomat e zhveshjes, kalova 14 duke i kërkuar që të tregohej i kujdesshëm dhe të mos bënte ndërhyrje. Nuk kaloi asnjë minutë nga pjesa e dytë dhe Balotelli u ndëshkua me karton të kuq”.

Top Channel