LeBron, më i mirë se Jordan?

05/10/2012 15:15

Charles Barkley, ish-ylli i NBA, ka deklaruar se LeBron James mund të jetë më i mirë se Michael Jordan, lojtari më i mirë në historinë e lojës së basketbollit sipas ekspertëve.

Barkley, i cili me Jordan ka qenë pjesë e Dream Team-it të famshëm të vitit 1992, mendos se ylli i Miami Heat mund të bëhet më i mirë se ish-basketbollisti i Chicago Bulls.

“Nuk mendoja kurrë se do të krahasoja dikë me Michael Jordan, por mendoj se LeBron mund të bëhet më i mirë se ai. LeBron James ka një repertor të pasur dhe gjithçka e bën mirë. Edhe Jordan ishte i kompletuar, por James është më i fuqishëm fizikisht, më i gjatë dhe më i shpejtë”, argumenton Barkley, ish-lojtar i Filadelfia 76ers, Phoenix Suns dhe Houston Rockets.

Gjithsesi, 6 kampionatet që ka fituar Jordan me Chicago Bulls janë shumë me tepër se 1 titull i fituar nga James me Miami Heat deri në këtë fazë të karrierës.

Top Channel