Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mblodhi sot krerët e degëve të partisë së tij për t’u konsultuar dhe njohur me përgatitjet për zgjedhjet e reja.

Mustafa paralajmëroi mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me AAK-në, AKR-në, LDD-në dhe demokristianët, edhe pse në Kosovë ende nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme.

Siç njofton agjencia “Kosova Times”, lideri i partisë më të madhe opozitare deklaroi pas takimit se kanë diskutuar për mundësinë e afrimit me partitë e tjera të djathta si AAK-në, AKR-në, LDD-në dhe Partinë Demokristiane.

Megjithëse këto tema në LDK po diskutohen pikërisht në ditët e krizës politike në vend, Mustafa tha se nuk bëhet fjalë për mobilizim të partisë së tij për zgjedhje të jashtëzakonshme. Ai tha se këto përgatitje po bëhen për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme dhe për të qeverisur më mirë vendin.

“Vendi është në një krizë politike pas ngjarjeve të fundit në Kuvend, pasi ato institucione kanë dalë nga vota e vjedhur dhe këtë tani po e pranojnë edhe përfaqësues të partisë në pushtet”, theksoi Mustafa.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA