Juventus, Conte rikthehet në stol më 9 dhjetor

05/10/2012 00:00

Ulet me 6 muaj dënimi për trajnerin e Juventusit, Antonio Conte. Me vendimin e së premtes të Gjykatës së Arbitrazhit në Itali, tekniku bardhezi do të mund të braktisë tribunat dhe të rikthehet në stol më 9 dhjetor të këtij viti.

Gjykata, pasi dëgjoi provat e reja të paraqitura nga avokatët e Conte-s, vendosi si të tepruar vendimin e gjykatave të mëparshme. Kyçe në këtë ulje vendimi ishin dëshmitë e disa ish-lojtarëve të Sienas, që dëshmuan në favor të trajnerit leçez.

Pas kësaj ulje Conte do të rikthehet të drejtojë Juventusin që shpalli kampion sezonin e kaluar në transfertën me Palermon duke humbur 10 javë kampionat dhe 4 ndeshje në Ligën e Kampioneve, përkatësisht gjithë fazën në grupe të kompeticionit europian, ku bardhezinjtë nuk ndodhen në pozita komode pasi kanë grumbulluar vetëm 2 pikë duke u renditur në vend të tretë, ndërsa kreu i grupit mbahet nga Chelsea dhe Shakhtar Donestk me nga 4 pikë.

Avokatët e Conte-s kërkuan pezullimin e skualifikimit, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta