Invalidët, asnjë rritje e pensioneve në 6 vjet

05/10/2012 00:00

Shoqata e Invalidëve të Punës i kërkoi të premten qeverisë të rishikojë
pensionet e invaliditetit pasi ka diskriminim dhe diferencim të madh me
pensionet e pleqërisë.

Sipas kryetarit të shoqatës, Abdulla Omuri që nga viti 2006, Qeveria nuk ka aplikuar asnjë masë rritje për pensionet e invaliditetet duke diskriminuar hapur këtë kategori e cila ka kontribuar në vite në skemën e sigurimeve shoqërore.

Invalidët e punës thanë se gjendja e tyre social-ekonomike është rënduar së fundmi dhe nga vendimi i fundit i ministrisë së punës e cila i hoqi kësaj shtrese edhe ndihmën ekonomike.

Sipas statistikave të shoqatës, në gjithë vendin numërohen rreth 55 mijë invalidë pune mosha mesatare të cilëve është mbi 49 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB