
Protestues u përballën me policinë jashtë një gjykate në kryeqytetin e Greqisë, Athinë, një ditë pas përleshjeve në një kantier detar për reduktimin e pagave dhe shkurtime të mëtejshme nga puna.
Një linjë policësh rrethoi gjykatën, ndërsa punëtorët e tjerë të kantierit kërkuan lirimin e menjëhershëm të kolegëve të tyre, të arrestuar një ditë më parë.
Megjithatë, 100 protestues arritën të kalonin gardhin e parë rrethues, duke detyruar policinë të përballej fizikisht me ta në oborrin e gjykatës.
Ditën e enjte, ministri i Financave paralajmëroi se pa akordimin e kësteve të reja të kredisë, financat greke mund të shterojnë brenda nëntorit.
Në një tjetër zhvillim, një politikan grek nën hetim për krime ekonomike u gjet i vdekur në shtëpinë e tij.
57-vjeçari Leonidas Tzanis, një ish-zëvendësministër i Partisë Socialiste “Pasok”, u vetvra në banesën e tij në Volos, ndërsa trupi i pajetë u zbulua prej bashkëshortes.
Top Channel