Ambrosini: Jemi në formë për derbin

05/10/2012 17:20

Pas fitores në Ligën e Kampioneve ndaj Zenitit, Milani kërkon të rilindë edhe në Serinë A. Massimo Ambrosini, kapiteni i Milanit pas largimeve të shumë lojtarëve në përfundimin e sezonit të kaluar, e sheh derbin si një ndeshje që mund të kushtëzojë një sezon të tërë.

“Për mua ndeshja Milan-Inter është një takim që kushtëzon një sezon dhe që çdo futbollist dëshiron ta luajë. Po rritemi në ndeshjet e fundit, tani kemi nevojë për rezultate dhe derbi vjen në momentin e përshtatshëm. Moduli i ri është i mirë dhe varet nga ne se si do e interpretojmë”, thekson mesfushori veteran.

Më pas, Ambrosini flet edhe për El Shaarawy: “Ka cilësi të mira dhe shpresoj që të jetë vetëm fillimi i një karriere të mrekullueshme. Duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe jam i sigurtë që do e bëjë këtë sepse është një djalë i mbarë.”

Ndeshja Milan-Inter do të luhet të dielën, në orën 20.45.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA