
Pas Indianapolis dhe Laguna Sekës, SHBA do të ketë edhe një ndalesë të
tretë në Botërorin e MotoGP në vitin 2013. Bëhet fjalë për Cmimin e Madh
të Ostin në Teksas e parashikuar të zhvillohet në 21 prill.
Lajmi është konfirmuar nga presidenti i Dornës, Karmelo Espeleta i cili nuk e fshehu aspak kënaqësinë për këtë fakt.
‘Jemi të lumtur që do të zgjerojmë programin tonë në SHBA dhe të sjellim Botërorin e MotoGP në pistën e Ostin-tha Espeleta-është një mundësi fantastike”.
Po kaq i kënaqur është shprehur edhe presidenti i cirkuitit amerikan, Stiv Sekston.
‘Jemi të lumtur që po shtojmë edhe një garë tjetër në SHBA në vitin 2013-tha Sekston-do të jetë një eveniment që nuk do të harrohet duke qenë se MotoGP vjen për herë të parë në Ostin. Ky botëror ka tifozë të shumtë dhe jam i sigurt se kjo ngjarje do të ketë një ndikim edhe në aspektin ekonomik”.
Top Channel