Milan, rikthehet Pato

04/10/2012 18:20

Milani do të mund të ketë në dispozicion të tij Paton menjëherë pas pauzës së ndeshjeve kombëtare.

Braziliani u rikthye ditën e enjte në stërvitje me të gjithë grupin e futbollistëve të tjerë, por nuk do të luajë ndaj Interit, për të mos rrezikuar një dëmtim të ri muskulor.

23-vjeçari u dëmtua pak përpara nisjes së kampionatit, kur pësoi një tërheqje muskulore që e mbajti jashtë fushave të lojës për më shumë se një muaj.

Në vitet e fundit, sulmuesi ka pësuar disa dëmtime të shumta dhe të shpeshta, që kanë vendosur në dyshim deri mundësinë e tij për të vazhduar karrierën.

Pato pritet të rikthehet në fushë në një ndeshje miqësore këtë të shtunë përballë Pro Vercellit, ndërsa kthimi i tij zyrtar pritet të ndodhë ndaj Lacios, në një ndeshje kampionati të 20 tetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA