Policia Europiane Anti-Kontrabandë është duke realizuar një hetim të gjerë në Malin e Zi, të përqendruar tek kontrabanda e cigareve, lajmëroi ditën e enjte e përditshmja “Vijesti”.

Zëdhënësi i “PEAK”-së, Johan Volt, konfirmoi se “ka disa rrethana të dyshimta që shtynë zyrën tonë që të nisi hetimet”.

Besohet se në vendin fqinj ekziston një rrjet gjigant i prodhimit dhe falsifikimit të cigareve, që më pas shiten në vendet e Bashkimit Europian me çmime të njëjta si ato të produkteve origjinale.

Hetimi europian nisi pasi një kompani egjiptiane, e cila bashkëpunon me “Podgorica Tobacco Company”, ngriti në shtator një padi, për prodhimin e paligjshëm të cigareve në Malin e Zi.

Sipas saj, kompania vendase nuk ka licensë për të prodhuar cigaret dhe as ka aplikuar për të fituar një të tillë.

Më parë, “Vijesti” denoncoi ekzistencën e një fabrike prodhimit të cigareve pranë Mojkovaçit, e cila prodhon vetëm mall për kontrandë.

Në vëmendje të hetimit janë edhe rrugët e trafikimit midis Malit të Zi dhe Kosovës, kufi i cili edhe më parë është vendosur në qendër të vëmendjes për aktivitete të dyshimta kontrabande.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA