Lojëra lufte në ajër, bombardues rusë në Skandinavi shoqërohen nga avionët e NATO-s
Dy të tretat e kompanive më të mëdha të botës në fushën e mbrojtjes nuk
japin të dhëna të mjaftueshme mbi mënyrën se si luftojnë korrupsionin.
Transparency International mbikëqyri kompanitë nga 10 vendet që eksportojnë më shumë armatime, përfshirë Britaninë, Shtetet e Bashkuara, Rusinë, Gjermaninë Francën dhe Kinën.
129 kompanitë e studiuara vlejnë më shumë se 10 trilionë dollarë dhe janë përgjegjëse për mbi 90 për qind të tregtisë së armëve në shkallë globale.
TI thotë se korrupsioni në këtë industri vë në rrezik sigurinë ndërkombëtare. Studimi analizon se çfarë kompanitë më të mëdha të mbrojtjes nëpër botë bëjnë ose nuk bëjnë për të parandaluar korrupsionin.
Transparency International i klasifikon kompanitë në fjalë në të dyja kategoritë. Kompanitë me të ardhura mbi 300 miliardë renditen nga A-ja tek F-ja, me A-në që përfaqëson dëshminë më të fortë të sistemeve anti-korrupsion të kompanive.
Vetëm një firmë, American Fluor Corporation, merr notën A në tërësi, ndërsa gjigandi britanik BAE Systems merr notën B.
Kompania ajrore evropiane, EADS, merr notën C për informacionin që publikon mbi praktikat e saj anti-korrupsion, ndërsa britaniket SERCO Group dhe Qinetiq marrin secila notën B në këtë kategori.
Francezja “Dassault Aviation” merr notën D për informacion të kufizuar, ndërsa 47 kompani nga vende të ndryshme, mes të cilave nga Kina, Rusia dhe Pakistani, marrin notën F, për prezantim të fare pak ose aspak të provave të aktivizimit të sistemeve anti-korrupsion.
Indeksi i TI për vitin 2012 vlerëson se 85 për qind e kompanive lider të industrisë së mbrojtjes nuk bëjnë sa duhet për parandalimin e korrupsionit.
Top Channel