Kërcënim me vdekje për Federer

04/10/2012 19:10

Numri një në botë për tenisin e meshkujve, Roger Federer, do të jetë i shoqëruar me masa të forta sigurie në turnen e Shangait, pas marrjes së disa kërcënimeve me vdekje.

Gjithçka nisi në datën 25 shtator, pas një postimi anonim në faqen e së përditshmes më të madhe sportive në Kinë, ku rrëfehej një plan për vrasjen e zviceranit.

Si rrjedhojë e këtyre kërcënimeve, policia vendase vendosi që të rrisë masat e sigurisë rreth tenistit dhe familjes së tij.

Aktualisht, janë duke u zhvilluar hetime për të zbuluar identitetin e kërcënuesit, por ndërkohë, numri i truprojave është shumëfishuar dhe Federer do të jetë i shoqëruar gjatë të gjithë kohës nga masa të forta sigurie.

Numri një në botë mbërriti në tokën kineze ditën e enjte dhe në kuadër të këtyre masave, avioni i tij nuk u ul në aeroportin qendror, por në një aeroport lokal, për të lehtësuar kontrollet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA