
Reali i Madridit mori një fitore të lehtë ndaj Ajaksit në Amsterdam me
rezultatin 4-1 dhe një prej futbollistëve që dhanë kontributin në këtë
sukses ishte edhe Rikardo Kaka.
Braziliani u shfaq në një formë shumë të mirë dhe ishte i pranishëm pothuajse në të gjithë golat e shënuara nga skuadra madrilene me pasimet e sakta. Pas përfundimit të ndeshjes, 30 vjecari deklaroi se tashmë po e rifiton besimin e trajnerit Murinjo.
‘Mendoj se jam në rrugën e duhur-tha Kaka’-tregova se puna që po bëj po jep frytet e saj dhe tani po rifitoj besimin e trajnerit dhe kjo sishte ajo që shpresoja të ndodhte. Dua të luaj më shumë dhe pak nga pak gjërat do të shkojnë në vendin e tyre”.
Të dielën Reali i Madridit do të luajë ndeshjen e radhës në kampionatin spanjoll në Kamp Nou ndaj Barcelonës me të cilën diferenca është prej 8 pikësh. Sipas Kaka’, kjo sfidë do të jetë vendimtare për Realin e Madridit që kërkon të rihapë të gjitha llogaritë në La Liga.
Top Channel