Ibrahimoviç: PSG duhet të përmirësohet

04/10/2012 00:00

Sulmuesi i Paris Sën Zhermen, Zlatan Ibrahimovic është shfaqur shumë
kritik ndaj skuadrës së tij pas humbjes së pësuar me porton në Ligën e
Kampioneve. Futbollisti 31 vjecar nuk e fshehu aspak pakënaqësinë për
paraqitjen e bërë nga ekipi franmcez në këtë ndeshje duke kërkuar
përmirësim në sfidat e radhës.

‘Jam shumë i zhgënjyer me rezultatin-tha Ibrahimoviç për të përditshmen ‘L’Equipe’-unë vetë mund të kisha luajtur më mirë për të ndihmuar skuadrër që të merrte një rezultat tjetër. Në këtë ndeshje skuadrat ksihin shanse të barabarta dhe me pak fund mund të fitonim’

Pas dy ndeshjeve të para, Paris Sën Zhermeni gjendet në vendin e dytë në Grupin A me 3 pikë, ndërkohë që kryesimin e ka marrë Porto me 6 pikë të plota.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta